Derbi drithërues në Prishtinë

Futboll

Derbi drithërues në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:22
Ilustrim

Derbi i madh i Kampionatit të Kosovës në futboll, do të zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës dhe liderit Feronikelit nga Drenasi. Të gjithë janë në pritje të derbit drithërues në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfidë që luhet sonte në orën 17.00 dhe në kuadër të javës së 21-të të Superligës së Kosovës. Prishtina ka përparësinë e fushës dhe në asnjë formë nuk i druhet rivalit, por kërkon tri pikë me ngulmë, se çdo rezultat tjetër do të jetë i papëlqyer për ta. Prishtina ka hedhur pas shpine humbjen në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 1:0 dhe tani të gjitha forcat i kanë të orientuar kundër ‘Niklit’. Skuadra e Feronikelit ka mobilizuar forcat që të kthehet me pikë nga kryeqyteti dhe të përforcojë edhe më shumë hapin për titullin e kampionit. “Pas humbjes me Llapin, Prishtina i humbi edhe tre futbollistë titullar, të suspenduar me kartonë janë kapiteni Dallku, sulmuesi Khalid dhe mbrojtësi i majtë Bashiru, ndërsa nuk ka probleme me lëndime.

Prishtina në tetë ndeshjet e fundit kundër dy herë kampionëve të Feronikelit nuk ka pësuar humbje, duke i arritur 4 fitore e 4 barazime. Prishtina ka fituar edhe përballjen e fundit të zhvilluar në Drenas me golin e Marjo Morinës. Në fakt Feronikeli nuk i ka shënuar gol Prishtinës në katër përballjet e fundit – të gjitha këto të zhvilluara në Drenas”, thuhet nga FC Prishtina. “Ta përkrahim klubin më shumë se kurrë, të mërkurën të gjithë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë”, thuhet nga Feronikeli.

IPKO Superliga, java e 21-të

Ballkani-Drita  1:2

E mërkurë

Gjilani-Llapi     13.30

Drenica-Flamurtari 13.30

Trepça ’89-Liria        13.30

Ferizaj-KEK-u   13.30

Prishtina-Feronikeli          17.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat