Besiktas i jep leje, në bankë kundër Shqipërisë

Futboll

Besiktas i jep leje, në bankë kundër Shqipërisë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:46
Besiktas i jep leje, në bankë kundër Shqipërisë

Senol Gunes trajneri i ri i Turqisë do të jetë në stol në ndeshjen e 22 marsit ndaj Shqipërisë. Edhe pse do të marrë drejtimin e kombëtares me kohë të plotë duke filluar prej datës 1 qershor, trajneri aktual i Besiktasit ka marrë nga drejtuesit e klubit nga Stambolli, dritën jeshile për të qenë në stolin e Turqisë edhe në dy sfidat e para të kualifikueseve të kampionatit europian të vitit 2020 që do të zhvillohen në mars. Kështu Gunes i cili rikthehet te Turqia pas 15 vitesh do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj kuqezinjëve në Shkodër por do ta drejtojë Turqinë edhe 3 ditë më pas në sfidën ndaj Moldavisë. Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Turke e Futbollit dhe klubi i Besiktas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat