Dëmtohet mesfushori i Interit

Futboll

Dëmtohet mesfushori i Interit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:30
Raxha Naingolan

Interi duket se ka humbur një futbollist të rëndësishëm në këtë fazë të sezonit. Gjatë seancës stërvitore Raxha Naingolan ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe i është nështruar ekzaminimeve mjekësore. Belgu nuk pritet të jetë i gatshëm për takimin e Ligës së Europës ndaj Frankfurtit. Vlerësimet për dëmtimin e tij do të bëhen javën e ardhshme.

Një dëmtim i tillë, sipas gjasave kërkon 1 muaj kohë dhe Naingolan sipas të gjitha gjasave ka humbur edhe derbin me Milanin, që është një ndeshje përcaktuese për vendin e tretë të renditjes. Në kampin zikaltër, përveç çështjes Ikardi, tashmë duhet të shqetësohen edhe për mesfushën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat