De Boer: Më e madhe se fitorja e vitit 1995...

Futboll

De Boer: Më e madhe se fitorja e vitit 1995...

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:51
De Boer: Më e madhe se fitorja e vitit 1995...

Ronald de Boer, ish-lojtari i Ajax-it të madh, tha se humbja 4:1 e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, në "Santiago Bernabeu", i ngjan rezultatit të vitit 1995 në kryeqytetin spanjoll.

Golat e Hakim Ziyech, David Neres, Dushan Tadiq dhe Lasse Schone e panë Ajax-in të trondiste tri herë radhazi kampionët europianë, duke i eliminuar ata para raundit çerekfinal.

De Boer, i cili ishte pjesë e skuadrës që e mundi 2:0 Real Madridin në përplasjen e fazës së grupeve të Champions-it, në “Santiago Bernabeu” në nëntor të vitit 1995, përshëndeti arritjet e trajnerit Erik ten Hag. "Ajo që ne bëmë në vitin 1995 ishte fantastike, por kjo përmbysje është shumë më e mirë", - tha holandezi 48-vjeçar për "Veronica TV".

Katër herë kampionët europianë, por pa një trofe të Ligës së Kampionëve që nga viti 1995, do të luajnë në çerekfinale të kësaj gare për herë të parë që nga sezoni 2002-2003. Në atë sezon, Ajax, i udhëhequr nga Ronald Koeman, Zlatan Ibrahimoviç, Rafael van der Vaart, Jari Litmanen dhe Wesley Sneijder, u mund nga Milani në çerekfinale.

Ajax ishte gjithashtu skuadra e parë jo gjermane, që i shënon katër gola në transfertë, në një ndeshje europiane, Real Madridit. Gjigantët holandezë u bënë ekipi i tretë, që e arrin këtë, pas Schalke në vitin 2015 dhe Bayern Munich në vitin 2000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat