Reagimi i Boateng pasi u përjashtua nga kombëtarja e Gjermanisë

Futboll

Reagimi i Boateng pasi u përjashtua nga kombëtarja e Gjermanisë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:13
Jerome Boateng

Trajneri Joachim Low ka bërë disa ndryshime në skuadrën e pancerëve.

Jerome Boateng nuk e ka pritur mirë lajmin e trajnerit Joachim Low i cili ka bërë të ditur se pas 10 vitesh që nga debutimi i tij me pancerat, nuk do të jetë më pjesë e Gjermanisë.

Me një postim në profilin e tij në Instagram, Boateng ka theksuar se do donte që lamtumira e tij të vinte në një formë tjetër, por gjithsesi ai respekton vendimin e trajnerit. Ja deklarata e plotë e mbrojtësit të Bayernit.

Trajneri i kombëtares Joachim Low më tha në bisedë të sinqertë se nuk do të jem më pjesë e përfaqësueses gjermane”. “Ai dëshiron t’u japë një shans emrave të rinj për t’u bërë gati për turnetë e radhës. Jam i trishtuar nga ky lajm pasi ka qenë ndjesia më e bukur për mua që të përfaqësoj vendin tim”.

“Gjithsesi, unë e respektoj këtë drejtim që po merr kombëtarja dhe e kuptoj vendimin e trajnerit”. “Personalisht jam i bindur se mund të vazhdoj të luaj në nivelet më të larta dhe do ta bëj këtë në vitet e ardhshme”.

“Do të kujtoj gjithmonë me shumë kënaqësi momentet që kam kaluar te kombëtarja gjermane. Kam qenë gjithmonë pafundësisht krenar kur kam veshur fanellën e kombëtares dhe veçanërisht kurrë s’do ta harroj atë verë të vitit 2014-ës. Gjithsesi dëshiroja një lamtumirë tjetër për ne. I uroj fat skuadrës në të ardhmen!”, ka shkruar Boanteng.

Përveç tij, Low ka lënë jashtë kombëtares edhe Matts Hummels dhe Thomas Muller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat