Tri pikë domethënëse për Lirinë, Trepça ’89 në shok

Futboll

Tri pikë domethënëse për Lirinë, Trepça ’89 në shok

Nga: K. G. Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:23
Tri pikë domethënëse për Lirinë, Trepça ’89 në shok

Në stadiumin ‘Riza Lushta” në Mitrovicë, përballja e rivalëve të vjetër Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe Lirisë nga Prizreni, përfundoi me fitoren e prizrenasve me rezultat 1:2.

Tri pikë domethënëse për Lirinë në luftë për mbijetesë, kurse për mitrovicasit kjo humbje është shok për ta. Në minutën e 55-të, Liridon Fetahaj shënon për epërsinë e prizrenasve por vendasit barazuan fal golit të Orges Gavas.

Në minutën e fundit, Ilir Mustafa shënon për fitoren e madhe të Lirisë e cila është në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 23 pikë, kurse Trepça ’89 renditet në pozitën e shtatë me 28 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat