Pezullohet trajneri i Premier League

Futboll

Pezullohet trajneri i Premier League

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:23
Pezullohet trajneri i Premier League

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochenttino, është pezulluar për dy ndeshje dhe është gjobitur me 10 mijë funte për shkak të debatit të ashpër që pati me gjyqtarin Mike Dean në humbjen ndaj Burnleyt. Federata e Anglisë vendosi që trajneri argjentinas të dënohet për shkak se ka kaluar vijën e zonës së trajnerëve, duke kaluar në fushë dhe duke ofenduar zyrtarin e ndeshjes. Në fund të atij takimi Pochettino kërkoi ndjesë, por kjo nuk ka shërbyer për asgjë. Tottenham do të luajë udhëtim ndaj Southamptonit me trajnerin në tribunë, po ashtu Pochettino nuk do jetë në bankë në supersfidën me Liverpoolin në “Anfield”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat