Hyseni: Kundërshtari nuk ishte edhe aq i mirë

Futboll

Hyseni: Kundërshtari nuk ishte edhe aq i mirë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:37
Hyseni: Kundërshtari nuk ishte edhe aq i mirë

Trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, është deklaruar i pakënaqur me humbjen ndaj Llapit. Gjilani vazhdon të mos fitojë në stinorin pranveror dhe nga katër ndeshje ka arritur vetëm dy pikë. Hyseni deklaroi se futbollistët e tij nuk patën një paraqitje të mirë, por as kundërshtari nuk kishte raste për të shënuar. “Paraqitje jo e mirë, por mendoj se as kundërshtari nuk kishte raste për të shënuar. Patëm nga loja, kundërshtari nuk ishte edhe aq i mirë, nuk ishte dominues me raste as me posedim të topit”, deklaroi Hyseni. Ai shtoi se kjo humbje ia vështirëson punët Gjilanit dhe se dy pikë nga katër ndeshje janë shumë pak. “Ne luajtëm për të fituar sot, nga 4 ndeshje dy pikë janë shumë pak. Patjetër ka një shkëputje nga tri apo katër pozitat e para, ndërsa nga pozita e pestë  kanë synim evitimin e barazhit apo rënies nga Superliga dhe deri në fund do të jetë një luftë tejet interesante. Ndeshja e radhës do të jetë kundër Feronikelit, do të mundohemi të paraqitemi sa më mirë në atë ndeshje”, përfundoi ai. Gjilani pas kësaj humbje renditet në pozitën e pestë me 29 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat