Mourinho te Real? Përgjigjet portugezi. Zidane i ka thënë “Po” Perez-it

Futboll

Mourinho te Real? Përgjigjet portugezi. Zidane i ka thënë “Po” Perez-it

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:07
Jose Mourinho.

Në Spanjë po zhvillohet një ditë intensive me lajme, sidomos në kanalin “El Chiringuito”, që kanë arritur të marrin një intervistë direkt me Jose Mourinho.

Trajneri portugez është përgjigjur në lidhje me zërat që e dërgojnë te Real Madrid, ku theksoi se deri tani nuk është kontaktuar nga askush dhe klubi madrilen tani e ka një trajner (Solarin).

Si do reagonit nga një thirrje e Real Madridit?

“Ju po flisni hipotetikisht, asgjë nuk ka ndodhur, asnjë kontakt deri tani.”

A e patë eliminimin?

“Surprizuese, por unë e shoh me shumë respekt gjithçka që ata kanë bërë më parë. Nuk mund të fitosh katër, pesë apo gjashtë Champions League radhazi”.

Interesi për ju?

“Jam krenar por Reali e ka një trajner, gjithsesi interesi është një burim krenarie”.

Ndërkohë që po ky emision sportiv në Spanjë ka arritur të sigurojë informacione se Florentino Perez ka kontaktuar Zinedine Zidane për ta rikthyer sërish në skuadër, por francezi i është përgjigjur se nuk kthehet në këtë moment te Reali. Megjithatë, trajneri është gati të rikthehet në përfundim të këtij sezoni dhe ta rindërtojë vetë skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat