Feyenoord gjen trajner, firmos ish-kampioni i Europës

Futboll

Feyenoord gjen trajner, firmos ish-kampioni i Europës

Më: 6 mars 2019 Në ora: 17:46
Jaap Stam

Feyenoord ka konfirmuar se Jaap Stam do të zëvendësojë Giovanni van Bronckhorst në stol, duke nisur prej verës së ardhshme.

Van Bronckhorst lajmëroi në janar se do të largohej në fund të sezonit aktual, ndërsa tashmë ish-mbrojtësi i famshëm Stam firmos kontratë 2-vjeçare.

Stam mori drejtimin e PEC Zwolle në dhjetor, duke firmosur kontratë 18-mujore, por oferta nga Feyenoord nuk mund të refuzohej.

"Më pëlqen shumë Zwolle, por për çdo trajner ambicioz, nëse mundësia për të punuar në një klub si Feyenoord shfaqet, duhet të mendohesh mirë. Pas bisedimeve të hapura dhe të sinqerta me drejtorin teknik Martin van Geel për të ardhmen e Feyenoord, vendosa ta kap këtë shans. I jam mirënjohës Zwolle-s, sepse i ka kuptuar ambiciet e mia dhe marrëveshja është arritur lehtësisht", tha Stam për faqen zyrtare të Feyenoord.

Stam ka pasur një karrierë të shkëlqyer si lojtar, duke e nisur te Zwolle dhe duke luajtur më pas për PSV, Manchester United  (kampion Europe në 1999), Milan, Lazio e Ajax, përveçse 67 ndeshje me kombëtaren holandeze.

Si trajner, Stam e ka nisur në vitin 2016 tek Reading në Angli, pas disa eksperiencave si ndihmëstrajner te Zwolle dhe Ajax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat