Të pikëlluar për vdekjen e gjyqtarit të mirënjohur të Kosovës

Futboll

Të pikëlluar për vdekjen e gjyqtarit të mirënjohur të Kosovës

Më: 6 mars 2019 Në ora: 19:44
Ilustrim

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Gëzim Hadrit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve dhe adhuruesve të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Kontributi i Gëzimit ishte jashtëzakonisht i madh në zhvillimin e futbollit të Kosovës, fillimisht si lojtar i KF ”Vëllaznimi”, ku ishte edhe pjesë e gjeneratës së artë të këtij klubi me emra tjerë të shquar, e më pas për shumë vite u dallua edhe si gjyqtar i futbollit.

Gëzimi ishte një njeri punëtor, mik e shok i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, dhe si të tillë do ta kujtomë gjithmonë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju, shkruan Agim Ademi, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat