Manchester Utd rrëzon PSG-në, Porto kualifikohet pas 120 minutave

Futboll

Manchester Utd rrëzon PSG-në, Porto kualifikohet pas 120 minutave

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2019 Në ora: 21:14
Lukaku

(E plotësuar) - Në çerekfinale të Champions League janë kualifikuar Manchester Utd, Tottenham, Ajaxi dhe Porto. Skuadra e Manchester Utd bëri mrekullinë! Rrëzon PSG-në nga Champions League. Manchester Utd fiton në stadiumin “Parc des Princes” në Paris me rezultat 3:1 kundër PSG-së dhe avancon tutje.

Manchester Utd me rezultat të përgjithshëm 3:3 kualifikohet në çerekfinalen e madhe, pasi që fitorja në Paris me 3:1 e dërgon më tej, ngase sfidën e parë e kishte humb me 2:0 në “Old Trafford”.  “Djajtë e Kuq” u hakmorën për humbjen e sfidës së parë, duke tronditur parisienët. Futbollisti belg Romelu Lukaku ka qenë hero i sfidës me dy gola të shënuar së bashku me Marcus Rashford që shënoi në fund nga penalltia. Në minutën e 2-të, Lukaku realizoi për 0:1, por Juan Bernat barazoi 1:1 në atë të 12-tën.

Sërish në skenë Lukaku dhe shënoi për 1:2 në minutën e 30-të. Në çastet e fundit, në minutën e 90+4, penallti dhe Rashford i pagabueshëm, shënon për fitoren 1:3 dhe kualifikimin e Manchester Utd. Kjo është bukuria e futbollit, sepse nuk i dihet kurrë dhe PSG e favorizuar mblodhi valixhet për në shtëpi. Manchester Utd në festë të madhe, duke ia arritur qëllimit. Mbappe me shokë të trishtuar nga humbja, kurse Lukaku me shokë kremtojnë këtë kualifikim të madh, mund ta quajmë edhe spektakolar.  

Porto kualifkohet në çerekfinale pas 120 minutave lojë. Ata e mposhtën me rezultat 3:1 Romën! Ndeshja përfundoi me rezultat 2:1 në kohën e rregullt për portugezët, pasi që edhe sfida e parë kishte përfunduar me 2:1 në favor të Romës, atëherë u luajtën vazhdimet dy herë nga 15 minuta dhe përcaktuan kualifikuesin.  Porto kualifikohet  me rezultat të përgjithshëm 4:3.  Për Porton shënojnë Tiquinho Soares (26’), Moussa Marega (52’) e Alex Nicolao Telles (117’- nga penalltia) dhe për Romën Daniele de Rossi (37’-nga penalltia). Roma eliminohet!

***

111’ Ende 2:1 për Porton, apo shkon sfida drejt penalltive?

***

103’ Dramë në Porto, nuk dihet se cila nga këto skuadra do ti bashkohet në çerekfinale Manchester Utd, Tottenhamit dhe Ajaxit.

***

93’ Porto – Roma në vazhdime, në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:1 për portugezët, por pas humbjes në Romë me 2:1, shifrat tani janë baras.

Skuadra e Manchester Utd bën mrekulli! Rrëzon PSG-në nga Champions League

Manchester Utd fiton në stadiumin “Parc des Princes” në Paris me rezultat 3:1 kundër PSG-së dhe avancon tutje. Manchester Utd me rezultat të përgjithshëm 3:3 kualifikohet në çerekfinalen e madhe, pasi që fitorja në Paris me 3:1 e dërgon më tej, ngase sfidën e parë e kishte humb me 2:0 në “Old Trafford”.

Futbollisti belg Romelu Lukaku ka qenë hero i sfidës me dy gola të shënuar së bashku me Marcus Rashford që shënoi në fund nga penalltia. Në minutën e 2-të, Lukaku realizoi për 0:1, por Juan Bernat barazoi 1:1 në atë të 12-të. Sërish në skenë Lukaku dhe shënoi për 1:2 në minutën e 30-të. Në çastet e fundit, në minutën e 90+4, penallti dhe Rashford i pagabueshëm, shënon për fitoren 1:3 dhe kualifikimin e Manchester Utd. Kjo është bukuria e futbollit, nuk i dihet kurrë dhe PSG e favorizuar mblodhi valixhet për në shtëpi. Manchester Utd në festë të madhe. Mbappe me shokë të trishtuar nga humbja, kurse Lukaku me shokë kremtojnë.

Manchester Utd avancon me 2:1, sikur edhe Porton kundër Romës

53’ Porto avancon dhe hap mundësinë për më tutje. Autor i golit është Maresa.

Manchester Utd avancon me 2:1, sikur edhe Porton kundër Romës.

Manchester Utd avancon me 2:1, Porto-Roma 1:1

50’ Manchester është në epërsi, kurse Porto po luan baras 1:1 me Romën. Manchester Utd fitorja me 3:1 e dërgon më tej, ndërsa Romës ky barazim i shkon përshtati.

***

Në dy takime po zhvillohet dramë si në Paris po ashtu edhe në Porto.

Në periudhën e parë Manchester Utd po avancon me rezultat 2:1 ndaj PSG-së dhe më i merituari është belgu Romelu Lukaku që ka realizuar dy gola, kurse Porto dhe Roma po luajnë baras 1:1.

Manchester Utd avancon me golat e Lukakut

36' Gezim i madh te Roma, barazon rezultatin me golin e Daniele de Rossit i cili ka qenë i saktë nga penalltia.

***

30' Romelu Lukaku shënon për 1:2 për Manchester Utd.

26' Porto në epërsi me golin e Soares.

Barazohet në Paris

12' Barazohet rezultati në Paris. Për PSG shënon Bernat

Image
Bernat

Manchester Utd avancon në Paris

2'  Manchester avancon me golin e Lukakut.

Fillojnë ndeshjet të cilat zgjojnë emocione. Dy sfida që priten me drithërima dhe kush do ti bashkohet për më tutje Tottenhamit dhe Ajaxit?

Sfida të nxehta në Paris e Porto

Sfida kryesore zhvillohet mes PSG dhe Manchester Utd, e cila luhet në Paris, ndërsa ndeshje e nxehtë pritet edhe mes Portos e Romës, në kuadër të ndeshjes së kthimit të tetës së finales së Champions League në futboll.

PSG ka fituar sfidën e parë me 2:0, kurse Roma me 2:1.

PSG ka përparësinë e fushës, kurse Roma synon ta ruajë rezultatin por është në presion të madh, pasi që e ka shumë vështirë në Porto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat