Trajneri i përkohshëm i Kinës

Futboll

Trajneri i përkohshëm i Kinës

Më: 7 mars 2019 Në ora: 13:40
Fabio Cannavaro

Fabio Cannavaro, trajneri aktual i Guangzhou Evergrande, do të marrë detyrën e trajnerit të përfaqësueses së Kinës, në prag të miqësoreve të Kupës së Kinës. Kjo është zgjidhja që ka menduar Federata Kineze e Futbollit, pas dorëheqjes së Marcelo Lippit në fund të janarit të kaluar, fill pas eliminimit të “Dragonjve të Kuq” në Kupën e Azisë.

Cannavaro, kampion bote me Italinë në vitin 2006, gjithsesi do të qëndrojë përkohësisht në këtë detyrë, derisa të gjendet njeriu i duhur për të marrë përsipër objektivat që ka Federata Kineze e Futbollit për turnetë e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat