Shoqata e sportistëve në Zvicër: Futbolli i Kosovës në rrezik. I biri i Vokrrit pretendon ta uzurpojë FFK-në

Futboll

Shoqata e sportistëve në Zvicër: Futbolli i Kosovës në rrezik. I biri i Vokrrit pretendon ta uzurpojë FFK-në

Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:27
Gramoz Vokrri dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Alarm: Futbolli kosovar ne rrezik. I biri i Vokrrit, Gramosi me një grup te tij, pretendon ta uzurpoj FFK-ne, sikur te ishte është mall I babës. Pas pranimit te FFK-se ne UEFA dhe FIFA, sidomos pas vdekje se legjendës se futbollit shqiptar Fadil Vokrri,  na shfaqën disa individ te cilët me egoizmin e vetë dhe naivitetin e tyre dhe interesa vetiake a po  interesa tjera, jo vetëm që mundohen te fundosin suksesin e arritur por edhe ndotin emrin e Legjendës tonë të pa vdekur Fadil Vokrri. E kjo sikur nuk ka fund vjen edhe nga i biri Gramos Vokrri.

Reagimi jonë është se nuk mundemi te rrimë duarkryq kur e shohim se preken interesat e sportit e në veçanti perspektiva e  futbollit kosovar.  Ne si Shoqata e sportistëve ne Zvicër jemi te befasuar me shpifjet dhe reagimet pa baze te individëve te cilët po shfaqin egoizmin dhe naivitetin e tyre. 

Ne e përgëzojmë Federatën e Futbollit te Kosovës me punën qe e ka bërë deri me sot.

Kemi pasur sukseset me te mëdha deri me sot, dhe jemi ne prag te ndeshjeve me te rëndësishme në historie tonë.

Kush do ta merr përgjithësinë e këtyre ndeshjeve te ardhshme ku na ndajnë vetëm pak ditë.

 Po flasim për një grup te vogël matrapazësh të cilit po i prinë  i biri i Fadil Vokrrit. I kemi disa pyetje për Gramos Vokrri

Ku ishe djalë para 10 viteve?

Ku ishe para 5 viteve?

Ku ishe para 4 Viteve?

Kur ne me Legjendën, respektivisht babin tuaj ishim duke i ndjekur Zyrtaret e UEFA-se dhe FIFA për t’u munduar me be ata qe sot po e shijon futbolli kosovar.

Kurse ti si djali i legjendës ne vend qe te ishte dore e djathte e tij, jo qe nuk ishe kurrë pjesë e lobimit, por as kurrë nuk ke marre pjesë në një takim me ndonjë zyrtar të UEFA-se apo FIFA.

Ti fillove te vishe në Kosovë qysh pasi Kosova u pranua anëtare e UEFA-së dhe  FIFA.

Dhe nuk është e hijshme me për ty sot ti sillesh si matrapaz pa shkolle, pa kurrfarë kualifikimi shkollor,  i cili pas dështimeve në Francë pretendon t’i shti dhëmbët në Kosove edhe atë në  FFK-e, thuajse është mall i babës?!

 Gramos Vokrri  vjen ne Kosovë pas pranimit të FFK-së në UEFA e FIFA, për të provuar ndonjë përfitim në krahun e babait të tij (Legjendës Fadil Vokrri).

Ju lutemi duart larg FFK-se ju matrapazë te cilët nuk e duani futbollin e mirëfilltë.

Mbetemi me shpresë qe te mos jete ndonjë bos apo grupacion politik prapa këtyre shpifjeve.

Kërkojmë nga te gjitha institucionet relative të Kosovës dhe sportistet e mirëfilltë qe ta mbrojnë deri në fund FFK-në dhe sukseset e arritura.

Futbolli i Kosovës  nuk është pronë private por e popullit dhe atyre që kontribuuan  me decenie te tëra ne Prishtinë dhe Zvicër e diasporë.

Duhet te Ju Përkujtojmë se FFK-Ja nuk është Mbretëri, as livadh e shtëpi që të trashëgohet si mall i babës…  Me Respekt nga shoqata e sportistëve ne Zvicër.

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat