Gramoz, i biri i Fadil Vokrrit, dil, dil, dil...

Futboll

Gramoz, i biri i Fadil Vokrrit, dil, dil, dil...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:41
Gramoz, i biri i Fadil Vokrrit, dil, dil, dil...

Të larguan apo jo nga puna. Të larguan apo jo nga Federata e Futbollit e Kosovës, më së miri ta sqaron këtë punë Gramoz Vokrri, i biri i legjendës së futbollit të Kosovës, të ndjerit Fadil Vokrri. Sahit Kelmendi, ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, në një postim ka shkruar se e kanë larguar  Gramozin nga  puna. “Me i marr nënshkrimet dhe votat në emër të FADIL VOKRRIT e me ja largu djalin prej Federatës është shumë ligështi dhe poshtërsi e madhe !!!

Agim Ademi nuk e di qysh ka fytyrë me shku në zyre të FADIL VOKRRIT e prej aty me ja largu djalin?!”, kështu ka shkruar Kelmendi. Agim Ademi, kryetar i FFK-së, e ka sqaruar: “Gramozi është anëtar i yni dhe ka bërë kontratë me ne. Ai është i mirëpritur në Federatë në çfarëdo pozite. Jo për përvojën që e ka, por si djalë i legjendës Vokrri, por edhe si një djalë i ri që është rritur në Evropë. Ia kemi ofruar një kontratë të re, por ai nuk ka pranuar ta nënshkruajë.

Nuk e di përse”. Gramozi është mirë të del publikisht, ta sqarojë opinionin dhe të thotë vetëm të vërtetën dhe të vërtetën! A është fakt që e kanë larguar nga puna apo është fakt që ky ka lyp një pozitë tjetër. A është fakt që ia kanë dredhur aty për aty në FFK apo është vet fajtor? A është fakt që i kanë premtuar post e ia kanë ngrënë fjalët apo cila është e vërteta.

Nëse e kanë tradhtuar Gramozin, vërtet është shumë keq nga FFK. Kjo tradhti nuk është vetëm ndaj Gramozit por edhe ndaj familjes Vokrri. Por nëse del se Gramozi kërkon diçka tjetër, është mirë ta sqarojë opinionin korrekt dhe ta thotë se kush e shantazhojë brenda FFK-së ose nëse kushtet e tija nuk janë plotësuar le të tregon. Nëse ka kërkuar diçka jashtë mundësisë le të tregon. Dy fajtorë nuk ka! Gramoz, dil, dil e dil sqaro opinionin!

Gramoz, nëse të tradhtuan, thuaje pa pikë marre: Më tradhtuan dhe pikë. Nëse nuk të tradhtuan, thuaje nuk më tradhtuan por nuk punojë me ato kushte çfarë ju afruan. Askush nuk e ka të drejtën të luajë me emrin e familjes Vokrri por edhe Gramozi duhet të tregoj të vërtetën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat