Vjen reagimi i Hummels

Futboll

Vjen reagimi i Hummels

Më: 7 mars 2019 Në ora: 19:20
Vjen reagimi i Hummels

Trajneri i përfaqësueses gjermane Joachim Low ka shkaktuar një tërmet me përjashtimin e tre shtyllave të Bayern Munich Jerome Boateng, Thomas Muller dhe Mats Hummels. 

Dy të parët janë prononcuar për përjashtimin e papritur, tani ka ardhur edhe reagimi i të tretit. 

“Edhe unë do të doja të prononcohesha për vendimin e trajnerit të përfaqësueses gjermane,” shprehet qendërmbrojtësi në Twitter. 

“Pavarësisht nga vendimi në aspektin sportiv, që për mua është i vështirë për t’u kuptuar, por që prapëseprapë e respektoj, mua më ka bërë përshtypje mënyra sesi është bërë.”

“Personalisht, gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e Federatës Gjermane.”

“Thomas, Jerome dhe unë kemi dhënë gjithçka për kombëtaren gjatë viteve të fundit dhe për ato që kemi arritur, nuk mendoj se ishte e drejtë mënyra sesi na kanë trajtuar.”

“Unë mund të them kaq: kanë qenë vite të mrekullueshme, 70 paraqitje, që për mua kanë qenë një ëndërr kur kam qenë fëmijë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat