Për hir të Fadil Vokrrit! Ndalnu!

Futboll

Për hir të Fadil Vokrrit! Ndalnu!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2019 Në ora: 19:46
Për hir të Fadil Vokrrit! Ndalnu!

Për hir të Fadil Vokrrit duhet të ndalen të gjitha përplasjet mes  Gramoz Vokrrit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Për hir të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, që ndërroi jetë në vitin e kaluar përkatësisht me 9 qershor, duhet të përmbahem të gjithë me deklarata.
Të gjithë duhet të kemi kujdes, sepse ende nuk i ka nëntë muaj që ka ndërruar jetë Fadili dhe të bëhet gjithë kjo tollovi e bërtimë e mospajtime pa pikë nevoje, kjo nuk bën. Ende nuk i ka një vit që vdiq Fadil Vokrri, aq shumë pluhur u çu! 

Image

Kur bëni homazhe të varri i Vokrrit lojtarët e Llapit

Respektojeni të ndjerin, varrin e tij dhe mbani qetësinë, si Gramozi si FFK! Fadili ka qenë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe nuk lind futbollist më të madh shqiptar, ta respektojmë deri në pikën e fundit. Nuk ka nëntë muaj që na la legjenda, sot është rëndë kur shohim përplasjet mes të birit të tij dhe FFK-së. Gjakrat duhet të ftoheni të gjejnë një zgjidhje apo një kompromis. Për hir të varrit të Fadil Vokrrit, ta ruajmë qetësinë. Pushteti nuk është asgjë, sa të jeni të respektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat