Zyrtare: Roma shkarkon trajnerin, por gjen menjëherë të riun

Futboll

Zyrtare: Roma shkarkon trajnerin, por gjen menjëherë të riun

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:43
Eusebio Di Francescos

Roma ka zyrtarizuar shkarkimin e Eusebio Di Francescos pasditen e së enjtes, ndërsa Claudio Ranieri pritet të marrë rolin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit.

“Në emër të gjithë pjesëtarëve të klubit AS Roma, falënderoj Eusebion për punën e bërë me ne”, shprehet presidenti Jim Pallota në faqen zyrtare të klubit.

“Që kur u rikthye në klub, Eusebio është sjellë gjithmonë si një profesionist duke vendosur nevojat e klubit përpara të tijave. I urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”.

Mbrëmjen e së mërkurës, tekniku refuzoi të fliste me mediet, duke marrë një dënim nga UEFA, pas eliminimit nga Champions League.

Ishte rezultati i dytë zhgënjyes brenda dy ditëve, pasi u mposht nga Lazio në derbin e kryeqytetit të dielën.

Pasditen e së enjtes është zhvilluar një takim në Trigoria mes drejtuesve dhe është vendosur për shkarkimin e trajnerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat