‘Lord’ Fellaini pensionohet nga kombëtarja, këto janë fjalët e tij

Futboll

‘Lord’ Fellaini pensionohet nga kombëtarja, këto janë fjalët e tij

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:09
Marouane Fellaini

Marouane Fellaini ka bërë të ditur për vendimin e tij se do të pensionohet nga skuadra kombëtare e Belgjikës.

Ish ylli i Manchester United ka thënë se është koha e duhur që t’i jap fund karrierës së suksesshme me Belgjikën.

Këtë lajm lojtari e ka konfirmuar përmes rrjetit social ‘Twitter’.

Mesfushori kaloi plotë 12 vite me skuadrën kombëtare, dhe pati momente shumë të mira edhe vitin e kaluar në Kupën e Botës të mbajtur në Rusi.

Ai me kombëtaren belge përfunduan në vendin e tretë në atë kompeticion, që është rekordi më i mirë në histori të kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat