E papritur: Mourinho zëvendëson Solarin për pjesën e mbetur të sezonit

Futboll

E papritur: Mourinho zëvendëson Solarin për pjesën e mbetur të sezonit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:53
Jose Mourinho

Real Madrid po merr një vendim të madh sa i përket çështjes së trajnerit të skuadrës.

‘Goal’ shkruan se Jose Mourinho do të emërohet trajner i përkohshëm i skuadrës, për pjesën e mbetur të sezonit.

Pas një prej javëve më të këqija në historinë e klubit madrilen, duket se Santiago Solari do të largohet nga stoli i ‘Los Blancos’.

Ekzekutivi i Real Madrid thuhet se pas një takimi katër orësh kanë vendosur që Mourinho të jetë një opsion për trajnerin e skuadrës, në pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo gjë që do të vendosët përfundimisht pas ndeshjes të së dielës, që Real Madrid e luan kundër Real Valladolid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat