Emery fajëson kartonin e kuq për disfatën ndaj Rennes

Futboll

Emery fajëson kartonin e kuq për disfatën ndaj Rennes

Më: 7 mars 2019 Në ora: 23:40
Emery

Arsenal ka pësuar humbje me rezultatin 3:1 në përballjen me skuadrën e Rennes.

Rennes ishin nikoqirët e Arsenal për ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ës së finales, në garat e Ligës së Evropës.

Në këtë ndeshje, Sokratis Papastathopoulos u ndëshkua me kartonin e kuq, që sipas Emery del të jetë problemi që solli disfatën.

“Ne kontrolluam 40 minutat e para të takimit. Pas kartonin të kuq, ne nuk mund të kontrollonim më” ka thënë Emery për ‘BT Sport’.

“Ne donim të mbanim pozicionimin me një lojtar më pak, por gjithashtu të krijonim shanse në tranzicion apo të mbanim posedimin rreth zonës. Kishim një shans me Ozil, por nuk mjaftoi” ka thënë tutje trajneri.

Arsenal do ta ketë shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit, por ata edhe para kësaj sfide kishin menaxhuar që të përmbysin rezultatin në ‘Emirates’.

Mbetet të shihet se si do t’ia dalin ‘gunners’ me skuadrën franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat