De Ligt dëshiron kalimin tek Barca

Futboll

De Ligt dëshiron kalimin tek Barca

Më: 8 mars 2019 Në ora: 00:20
Matthijs De Ligt

Matthijs De Ligt që po konsiderohet si e ardhmja e qendrës së mbrojtës duket se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

I riu që luan me Ajax po e kërkon me ngulm kalimin tek Barcelona, ku do të bashkohej me shokun e skuadrës, Frenkie de Jong.

De Ligt i ka thënë agjentit të tij të përgatitët për ofertat që do të vijnë nga skuadra katalane, shkruajnë mediet spanjolle.

Prioriteti i lojtarit duket se është kalimi në ‘Camp Nou’. Sipas ‘ESPN’, Barca duhet të shes disa lojtarë për të siguruar shërbimet e De Ligt, dhe ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e kampionëve të Spanjës për të siguruar shërbimet e holandezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat