Solskjaer: Kontratën me Molden e kam grisur

Futboll

Solskjaer: Kontratën me Molden e kam grisur

Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:31
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer e ka konfirmuar se kontrata e tij me ekipin norvegjez Molde është grisur, ndërsa ai është një hap me afër drejt konfirmimit si trajner i United.

Solskjaer u emërua si trajner i përkohshëm deri në përfundim të këtij sezoni, por rezultatet e jashtëzakonshme duke ngjitur “djajtë” në vendin e katërt në kampionat, si dhe kualifikimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Anglisë, kanë bindur drejtuesit t’i japin kontratën.

 Tashmë kjo është edhe më e besueshme pasi kontrata që e lidhte Solskjaer me ekipin Molde është zgjidhur dhe norvegjezi tashmë e ka rrugën e hapur të firmosë kontratë me United.

Të dielën, United luan ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat