UEFA heton Cityn për disa "email", në Shqipëri duan...

Futboll

UEFA heton Cityn për disa "email", në Shqipëri duan...

Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:12
UEFA heton Cityn për disa "email", në Shqipëri duan...

Manchester  City tani dridhet me të vërtetë. Skuadra e Guardiolas, e para në Premier League dhe me një këmbë në çerekfinalet e Champions League, zyrtarisht ka hyrë në shënjestër të UEFA-s për shkelje të rregullores mbi Fair Play Financiar.

Kujtojmë që Dhoma e hetimit është e pavarur dhe pjesë e kontrollit financiar të klubeve, njësoj si Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, pra CAS. Për këtë arsye, pasi ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin përkatës, referuar edhe akuzave nga Football Leaks, ka nisur këtë procedurë për të shqyrtuar në imtësi atë që klubi anglez ka bërë këto vite. Dhe, nëse verifikohet qoftë edhe gjysa e "afereve" që hamendësohen, atëherë Siti rrezikon edhe përjashtimin nga Kupat e Europës.

Hetimi do të përqendrohet mbi disa shkelje të bëra publike javët e shkuara nga disa media. UEFA nuk do të bëjë asnjë koment mbi këtë hetim.

Klubi anglez është përgjigjur me një komunikatë mbi lajmin e hapjes së hetimit nga UEFA: "Manchester City pranon hapjen e hetimit formal nga ana e UEFA-s si mundësi për t'i dhënë fund spekulimeve që kanë lindur nga shpërndarja e paligjshme e disa mail që klubi i Cityt ka dërguar. Akuzat për parregullësi financiare janë totalisht false. Llogaritë publike të klubit janë të mbushura dhe të kompletuar dhe materie e regjistrimit ligjor dhe të rregullt".

Tani, duke iu kthyer futbollit në Shqipëri. Siç duket, sa herë që mediet bëjnë diçka shumë të madhe, këtu jo vetëm që nuk lëviz asgjë, por hidhet edhe baltë mbi organet e shtypit. Ose, kërkojnë fakte në kufi të imagjinatës njerëzore. E gjitha, nisur nga FSHF dhe duke vazhduar te organet qeverisëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat