Ranieri kthehet te Roma

Futboll

Ranieri kthehet te Roma

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:47
Ranieri kthehet te Roma

"Jemi të lumtur të lajmërojmë kthimin e Claudio Ranierit", ka deklaruar presidenti i Roma-s, Pallotta, nëpërmjet faqes zyrtare të Romës. Vetë trajneri italian ka thënë: "Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi”.
Roma nuk ka humbur kohë nga shkarkimi i Eusebio Di Francescos, ndërsa ka emëruar zyrtarisht Claudio Ranierin në postin e trajnerit. Italiani i cili ishte shkarkuar nga Fulham vetëm pak ditë më parë ka pranuar ofertën e Romës duke firmosur për 3 muaj. Megjithatë, në rast se verdhekuqët kualifikohen në Champions League për sezonin e ardhshëm, atij mund t’i ofrohet kontratë e re. “Për mua është një sfidë e re e, jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Kur të thërret Roma, është e pamundur t’i thuash jo”, është shprehur Ranieri. "Jemi të lumtur të lajmërojmë kthimin e Claudio Ranierit", ka deklaruar presidenti i Romës, Pallotta, nëpërmjet faqes zyrtare të Romës. “Objektivi që kemi tani është ta mbyllim kampionatin në vendin më të lartë të mundshëm dhe të kualifikohemi në Champions League. Për këtë arsye kemi zgjedhur të marrim një trajner që e njeh klubin dhe ambientin". Vetë trajneri italian ka thënë: "Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi.

Kur Roma të thërret është e pamundur të thuash jo". Edhe Francesco Totti i ka thënë mirëseardhjen trajnerit: "Claudio nuk është vetëm një tifoz i Romës, por edhe një nga trajnerët me më shumë eksperiencë në botën e futbollit".  "Tani na duhen duar eksperte, në gjendje të na udhëheqin drejt katër vendeve të para në renditje dhe të na kualifikojnë në Champions League. Na mungojnë 12 ndeshje në kampionat dhe duhet të fitojmë sa më shumë nga këto takime që të jetë e mundur".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat