“Vendimi për Solskjaer duhet të shtyhet”

Futboll

“Vendimi për Solskjaer duhet të shtyhet”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 19:20
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer vetëm po e shton numrin e atyre që po e përkrahin qëndrimin e tij në Manchester United.

Ish mbrojtësi i ‘djajve të kuq’, Phil Neville është i fundit që ka sugjeruar skuadrën e United që të shtyjë vendimin për Solskjaer.

Sipas Neville, United nuk duhet t’i jap kontratë permanente norvegjezit, dhe ka thënë se trajneri mund të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

“Si një tifoz, ndihem sikur kemi rikthyer Manchesterin e vjetër. Ole ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ai ka bërë që buzëqeshja të rikthehet në fytyrën e lojtarëve” ka thënë Neville.

“Një pjesë e imja thotë mos t’i jepet puna akoma. Çdo gjë po shkon mirë, mos e zbuloni. Lini lojtarët të luftojnë për të” ka thënë ndër të tjerash Phil.

Manchester United bëri befasinë e madhe duke përmbysur disavantazhin prej dy golave kundër Paris Saint Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat