Ramadani: Gjilani vjen që të nxjerr maksimumin tek ne

Futboll

Ramadani: Gjilani vjen që të nxjerr maksimumin tek ne

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2019 Në ora: 19:41
Ramadani: Gjilani vjen që të nxjerr maksimumin tek ne

Feronikeli nga Drenasi, Prishtina, Llapi nga Podujeva, kërkojnë pikë të plota në kuadër të javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës. Feronikeli si vendas ndeshet me Gjilanin, kurse Prishtina ka punë të lehtë në Kastriot kundër KEK-ut, ndërsa Llapi në konak të vetin kërcënon Trepçën ’89 nga Mitrovica.  Për llapjanët do të jetë sfidë shumë e vështirë por besojnë në tri pikë dhe ta vazhdojnë rrugën për titullin e kampionit. Pas 21 jave Feronikeli udhëheq me 49 pikë, ka pesë më shumë se Prishtina dhe Llapi që renditen në vend të dytë përkatësisht të tretë.

Kryetrajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, kërkon fitore në përballje (pasnesër, 13.30) me Gjilanin. Ai mendon se do të jetë mjaft vështirë me Gjilanin. “Jemi të bindur që do të jetë ndeshje shumë e vështirë sepse Gjilani pas humbjes në shtëpi do të vjen që të nxjerr maksimumin tek ne dhe kjo na e vështirëson punën. Por mendoj që e kemi marr shumë seriozisht këtë ndeshje, se me një barazim ose humbje do të ishte në favor të rivalëve për titull.

Kështu që ne si ne çdo ndeshje edhe në këtë dalim për ta fituar takimin. Jemi të kompletuar s’kemi asnjë mungesë”, thotë Ramadani. A ndihet Feronikeli komod me pesë pikë që ka më shumë se Prishtina dhe Llapi, si dhe a jeni shumë afër titullit? “Ne jemi në vend të parë që do të thotë se ne jemi më afër titullit por komoditet nuk ka aspak”, përgjigjet Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat