Barca pothuajse ka gati marrëveshjen me De Ligt, ka vetëm një konkurrent

Futboll

Barca pothuajse ka gati marrëveshjen me De Ligt, ka vetëm një konkurrent

Më: 8 mars 2019 Në ora: 20:41
Matthijs De Ligt

Barcelona janë shumë afër që të transferojnë edhe talentin tjetër të Ajax Amsterdam.

Qendër mbrojtësi Matthijs De Ligt është lojtari që po kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe skuadra të tjera evropiane.

Megjithatë, sipas ‘Sport’, Bayern Munich janë skuadra e vetmë që mund t’i bëjnë konkurrencë Barcës në garën për lojtarin.

Juventus ishin më herët skuadra që kërkonte lojtarin, por Barcelona tashmë po shihet si skuadra më favorite për nënshkrimin e holandezit.

Gjithsesi, Bayern kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të ‘thyejnë bankën’ për qendër mbrojtësin, dhe pritet të bëjnë ofertë të pa rezistueshme për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat