Mbahet takimi Icardi – Inter, ‘zi kaltrit’ optimist

Futboll

Mbahet takimi Icardi – Inter, ‘zi kaltrit’ optimist

Më: 8 mars 2019 Në ora: 21:09
Mauro Icardi

Inter tashmë janë optimist se Mauro Icardi do të kthehet me skuadrën.

Pasi Beppe Marotta takoi Mauro Icardin sot, skuadra ‘zi kaltër’ po ndihet optimiste për një rikthim të tijin, mirëpo asgjë nuk është zyrtare, shkruan ‘Footabll Italia’.

Sulmuesi ka qenë jashtë aksionit që nga 13 shkurti, kur asokohe ndjenje një dhimbje në gju.

Që atëherë, argjentinasi ka humbur edhe shiritin e kapitenit, i cili i ka kaluar portierit Handanovic.

Sipas shumë raportimeve në mediet italiane, pas takimit të Marottas me avokatin e lojtarit, situata po shkon duke u përmirësuar.

Gjithsesi, nuk është caktuar ndonjë kohë për rikthimin e lojtarit. Tifozët mbesin në pritje për të parë ish kapitenin në aksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat