Juve nuk i lë lezet Serie A, me rezervistët triumfon ndaj Udineses

Futboll

Juve nuk i lë lezet Serie A, me rezervistët triumfon ndaj Udineses

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:26
Juventus

Juventus thjeshtë nuk ka të ndalur në kampionatin italian, Serie A.

‘Zonja e vjetër’ ka shënuar fitoren e radhës kundër Udinese, me rezultatin 4:1.

Rezervistët e Massimiliano Allegrit treguan vetën duke mos i dhënë shans kundërshtarit dhe duke marrë tri pikët e radhës për kampionët në fuqi.

Serinë e golave e hapi Moise Kean, i cili në minutën e 11’ shënoi për golin e parë të ‘biankonerëve’.

Në minutën e 39’ ishte përsëri i riu Kean i cili dyfishoi epërsinë me një gol tejet të bukur.

Në pjesën e dytë, Emre Can nga pika e bardhë (67’) dhe Blaise Matuidi në minutën e 71’ vulosën fitoren e Juventus.

Golin e nderit për mysafirët e realizoi Kevin Lasagna, kur po luhej minuta e 84 e këtij takimi.

Me këtë fitore Juventus numëron 75 pikë pas 27 xhirove, duke u shkëputur me 19 pikë në krye të tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat