Rashica spektakolar, me dy gola shemb Schalken

Futboll

Rashica spektakolar, me dy gola shemb Schalken

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:33
Milot Rashica

Ylli nga Kosova, Milot Rashica, tregoi muskujt në Bundesliga I. Ai me dy gola ndihmoi Werder Bremenin për fitoren me rezultat 3:2 kundër Schalke 04, në ndeshjen e javës së 25-të.

Në minutën e 26-të Embolo shënoi për 0:1, por në minutën e 31-të Rashica spektakolar i cili me të parën godet topin nga rreth 14 metra dhe shënon në këndin e poshtëm për 1:1, duke lënë te shtangur portierin.

Në minutën e 51-të Kruse nga penalltia shënon për 2:1 dhe Rashica shënon golin e dytë në ndeshje, shemb Schalken me 3:1 në minutën e 73-të. Në minutën 85-të Embolo ngushton rezultatin në 3:2 të Schalkes.

Në minutën e fundit Harnik thellon fitoren në 4:2. Werderi renditet në vend të tetë me 36 pikë, kurse Schalke i 14-ti me 23. Rashica luajti titullar deri në minutën e 84-të dhe ishte trim i ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat