Sezoni i fundit i Guardiolas në Angli? Spanjolli arrin marrëveshje verbale me Juven

Futboll

Sezoni i fundit i Guardiolas në Angli? Spanjolli arrin marrëveshje verbale me Juven

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:36
Pep Guardiola

Pep Guardiola thuhet se po kalon sezonin e fundit në Premierligë, me Manchester Cityn.

‘Mirror’ shkruan se Guardiola ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën e Juventus, për një kontratë katër vjeçare.

Spanjolli thuhet të jetë pajtuar që ta zëvendësoj Massimiliano Allegrin tek Juventus, sipas gazetarit që bëri të ditur se Cristiano Ronaldo po shkonte në Torino.

Sigurisht se tifozëve të Manchester City nuk do t’iu pëlqejë plani i Guardiolas që të largohet nga ‘Etihad Stadium’.

Guardiola ka shijuar një sukses të mirë në Mançester, me skuadrën e tij që u bë kampione në Premierligë, dhe këtë sezon janë në krye me një pikë më shumë sesa Liverpool.

Mbetet të shihet nëse këto raportimet do të mbesin në ajër, apo ka diçka të vërtetë në to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat