Prishet situata te Juventusi, para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit

Futboll

Prishet situata te Juventusi, para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit

Më: 9 mars 2019 Në ora: 00:25
Juventusi

Situata te Juventusi nuk është aspak e mirë. Kjo është parë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Udineses. Tifozët janë ndarë në dy grupe dhe mes tyre sot ka patur ofendime e brohorima.

“Gaetano Scirea Curve” , grupi më i madh i Juves ka vendosur mos ta përkrahë skuadrën për shkak të ngritjes së çmimit të biletave.

Këtë edhe e kanë bërë ndaj Udineses duke hështur gjatë tërë kohës.

Në anën tjetër, grupi “Scemi” këndonte nga veriu duke i quajtur amatorë tifozët që po heshtnin.

Mes tyre pati edhe ofendime të tjera gjatë ndeshjes. “Gaetano Scirea Curve” ka paralajmëruar heshtje edhe në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.

Kjo do të thotë që situata te Juve nuk është aspak e këndshme, pikërisht para ndeshjes ndoshta më të rëndësishme të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat