Interi transferon talentin nga Argjentina

Futboll

Interi transferon talentin nga Argjentina

Më: 9 mars 2019 Në ora: 08:29
Exequiel Palacios

Inter janë duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e River Plate, Exequiel Palacios.

20 vjeçari po konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli argjentinas në vitet e fundit.

‘Zikaltërit’, që në mesin e tyre gjithmonë kanë pasur lojtarë nga Argjentina, shpresojnë të finalizojnë marrëveshjen me River Platen, për mesfushorin Palacios.

Për të nënshkruar me Palacios, Inter duhet të mposht konkurrencën e Real Madridit, që po ashtu janë të interesuar për argjentinasin.

20 vjeçari, në 27 paraqitje për River Plate ka shënuar tri gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat