Trajneri i Werderit me fjalë të mëdha për Rashicën: “Mënyra se si e shënoi golin e dytë...”

Futboll

Trajneri i Werderit me fjalë të mëdha për Rashicën: “Mënyra se si e shënoi golin e dytë...”

Më: 9 mars 2019 Në ora: 09:01
Milot Rashica

Florian Kohfeldt ka vetëm fjalë të mira për Milot Rashicën, që shënoi dy gola në fitoren e Werderit mbrëmë kundër Schalkes.

Milot Rashica ka shkëlqyer mbrëmë me dy gola në fitoren 4-2 të Werder Bremen ndaj Schalkes.

Talenti i Kosovës shënoi fillimisht në minutën e 31’, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pas një paraqitje fantastike dhe tentimeve të shumta, sulmuesi i “Dardanëve” u shpërblye dhe gjeti golin edhe në pjesën e dytë, në minutën e 73’, duke shënuar për 3-1 dhe të dytin personal në këtë takim, të pestin në vitin 2019 në Bundesliga, aq sa sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Pas ndeshjes, trajneri i klubit gjerman, Florian Kohfeldt, pati vetëm fjalë të mira për 22-vjeçarin e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur për të sepse është djalosh fantastik që punon shumë dhe ka kaluar nëpër një situatë të vështirë në fillim këtu”, u shpreh ai.

“Në dhjetor të vitit të kaluar, atij i janë dhënë disa shanse. Është kritikuar, por është i ri dhe futbolli e ka kështu. Mënyra se si e shënoi golin e dytë, është fantastike”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat