Kastrati: Gjilani udhëton me respektin maksimal për ekipin lider 

Futboll

Kastrati: Gjilani udhëton me respektin maksimal për ekipin lider 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 10:40
Ylber Kastrati

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati, tha se është ndeshje e vështirë me Feronikelin në Drenas (luhet nesër në orën 13.30), por nuk i trembet në asnjë formë liderit të kampionatit. Kjo ndeshje është e javës së 22-të të elitë së futbollit të Kosovës.

“Është normale që Feronikeli shihet ndryshe nga të gjitha ekipet dhe është lider dhe besoj se është ekipi më i kompletuar në Kosovë”, tha Kastrati. Ku i sheh përparësitë e Gjilanit?

Image

“Në këto ndeshjet e fundit kemi luajtur si grup të gjithë dhe jemi dëshmitar që kemi krijuar shumë raste derisa kundërshtarët e kanë pasur vështirë të dalin në rast. Nuk kemi marr aq sa kemi merituar.

Besoj në bashkëlojtarët e mi në forcën e grupit dhe besoj që kjo do të jetë forca jonë kryesore. Udhëtojmë me respektin maksimal për ekipin lider por duke besuar në forcën tonë”, tha Kastrati. Sot në program janë dy ndeshje, Drita ndeshet me Ferizajn dhe Llapi me Trepçën ’89. Ferizaj kërkon pikë për mbijetesë, kurse Drita ta përforcojë vendin e katërt në klasifikim. 

Superliga, java e 22-të
E shtunë

Drita-Ferizaj
Llapi-Trepça '89

E diel
Liria-Drenica
KEK-u-Prishtina
Feronikeli-Gjilani
Flamurtari-Ballkani
Ndeshjet fillojnë në orën 13.30

Liga e parë, java e 19-të
E shtunë

Onix Banja-Ramiz Sadiku
Arbëria-Drenasi
E diel
Besa-Fushë Kosova
Vëllaznimi-Dukagjini
Trepça-Istogu
Vitia-bashkimi
Kika-2 Korriku
Vllaznia-Vushtrria
Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat