Jo fushatë kundër Federatës së Futbollit të Kosovës!

Futboll

Jo fushatë kundër Federatës së Futbollit të Kosovës!

Nga: Besim Kajtazi Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:26
Besim Kajtazi

Shkuarja e legjendës së futbollit shqiptar në amshim, Fadil Vokrri, vitin e kaluar, natyrisht se ka lënë një boshllëk të madh në shtëpinë e futbollit të Kosovës (FFK)…
Meritat e Fadil Vokrrit, deri në pranimin e FFK-së në UEFA dhe në FIFA, ishin dhe mbeten të pakontestueshme…
Kam pasur fatin edhe unë, si gazetarë, për shumë vite të jem afër tij dhe të përcjell angazhimet e tij për daljen nga izolimi mbi 20 vjeçar të futbollit të Kosovës…
Pengesat, edhe pse me pak vonesë, u tejkaluan…
Kosova tashmë frymon lirshëm, pas një lumi lotësh të derdhur, në gjirin e dy shtëpive ndërkombëtare të futbollit, UEFA dhe FIFA…
Futbolli I Kosovës, e theu heshtjen e imponuar për shumë vjet, duke u renditur si e para në grupin e saj në Ligën e Kombeve, madje është shumë afër edhe kualifikimit në evropianin e parë të saj!
Fati e deshi që legjenda e futbollit Fadil Vokrri, na la papritur pas një sulmi kardiak…
Humbja është e madhe dhe tash për tash e pazëvendësueshme…
Federata e Futbollit e Kosovës, gjeti forcë, që të vazhdojë punën, aty ku e la Fadili…
Natyrisht, të bësh sot krahasime me figurën e Fadilit dhe atë të kryetarit të tashëm, Agim Ademi, është e pamundur…
Për sa e njoh Agimin, në këto 25 vitet e fundit, nuk e besoj se ai punon në dëm të futbollit të Kosovës…
Fushata e imponuar, që është ngritur së fundi ndaj tij, mendoj se duhet të ndërpritet, ngase kështu nuk e dëmtojmë Agimin, por n ë rend të parë Federatën dhe futbollin e Kosovës…

Vota e delegatëve, është ajo që sjell ndryshime, prandaj, deri në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor, të FFK-së, duhet të jemi shumë të kujdesshëm…
UEFA dhe FIFA, nuk lejojnë ndryshime të dhunshme…
Për sjellje të tilla, sanksionet mund të jenë shumë të ashpra…
Pasojat mund të jenë të pariparueshme …
Kemi shembuj të tillë shumë në botën e futbollit…
Në kohën kur përfaqësuesen e Kosovës, e pret ndeshja kualifikuese kundër Maqedonisë së Veriut, nuk guxojmë të lëshohemi në luftë të tillë kundër Federatës…
Ka kohë për përmirësime, prandaj, kujdes ngase gjërat nuk bëhen me nguti…
Jo fushatë, kundër Federatës së Futbollit, por kritikë të shendosh dhe përkrahje!
Autori është gazetar i mirënjohur sportiv (marrë nga profili i tij)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat