Mediumi serb as emrin as shtetin nuk ia përmend shqiptarit të Kosovës që çoi në këmbë gjermanët!

Futboll

Mediumi serb as emrin as shtetin nuk ia përmend shqiptarit të Kosovës që çoi në këmbë gjermanët!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:53
Milot Rashica

Milot Rashicës as emri e as shteti nuk iu përmend nga mediumi serb “Sportski Zurnal”! Vetëm mbiemri i përmendet Rashicës që ka shënuar dy gola dhe e vlerësojnë si lojtar të ndeshjes! As përmendet emri Milot dhe as që është reprezentues i Kosovës dhe as që është shtetas i Kosovës.

Edhe shtypi sportiv serb ka inate dhe injoron emrin e shqiptarit të Republikës së Kosovës, që shkëlqen në Bremen për Werderin dhe me dy golat e tij e mposhtën me rezultat 4:2 Schalke 04. Bile as në legjend nuk i shkruhet emri e mbiemri!

Image

Sportski Zurnal

Ndërkaq mediumi tjetër “Informer”, përmend me emër e mbiemër, por jo edhe nga cili shtet vjen Rashica. Sukseset e shqiptarëve të Kosovës shikohen me sy të keq nga serbët dhe kanë shumë inate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat