Seedorf, trainer i ri i Real Madrid?

Futboll

Seedorf, trainer i ri i Real Madrid?

Më: 9 mars 2019 Në ora: 12:40
Seedorf

Real Madrid pritet të shkarkojë trajnerin Santiago Solari, teksa vendin e tij, sipas “AS”, do ta zërë Clarence Seedorf.

Aktualisht holandezi është trajner i Kamerunit dhe për Real Madridin është një zgjidhje e mirë, pasi figura e 42-vjeçarit tek tifozët është emblematike, për faktin e thjeshtë se është një ish-lojtar madrilen.

Seedorf mund të afrohet si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit dhe mund t’i ofrohet një kontratë e re nëse rezultatet e tij janë pozitive. Ish-mesfushori e filloi karrierën si trajner te Milani në vitin 2014, e vijoi te Shenzhen në Kinë e më pas në Spanjë te Deportivo La Coruna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat