Pas një eksperience për t’u harruar në Serinë B, me skuadrën e Entelës, futbollisti i Kombëtares, Azdren Llullaku u rikthye në kampionatin rumun, ku u shndërrua menjëherë në protagonist.
31-vjeçari është pjesë e Astrës ku në 25 takime ka arritur të shënojë 6 gola. Në një prononcim për “prosport.ro”, Llullaku ka folur për ecurinë e tij pozitive në Rumani si dhe nuk ka nguruar të tregojë eksperienca nga jeta e tij.
“Kam ëndërruar gjithmonë që të luaj në Itali. Luajta në vitin 2008 e më pas u transferova në Rumani. Më pëlqen Interi. Kur erdha në Rumani 6 vjet më parë, situata ishte krejt ndryshe. Rapidi dhe Cluj ishin shumë të forta.
Rrugën e Rumanisë kanë probleme, por unë nuk ankohem. Kur isha i vogël ecja me kalë me karrocë prandaj nuk kam pse ankohem këtu. Shkoja gjithmonë me vëllain tim, xhaxhin e gjyshërit, por nuk e ngisja unë pasi isha pasagjer. Rrogën e parë që mora, ua dërgova atyre.
Transferimi te Astra? Mu deshën vetëm 2 minuta për të vendosur gjithçka. Gjithmonë kam marrë paratë e mia dhe mendoj se gjatë viteve të fundit, të gjithë kanë marrë atë që iu takon. Presidenti mund të bëjë çfarë të dojë me ne, është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij dhe e di shumë mirë se çfarë bën”, u shpreh Llullaku.