Ankesat e Romës

Futboll

Ankesat e Romës

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:28
Ankesat e Romës

Në javën që sanksionoi eliminimin e Romës nga Liga e kampioneve që erdhi pas një penalltie të pretenduar nga skuadra italiane, UEFA ndërhyri për të dalë në mbështetje të arbitrit Cakir. Qeveria e futbollit europian shpjegoi mungesën e ndërhyrjes së sistemit të videoarbitrimit.

“Arbitri vendosi të vononte rinisjen e lojës për t’u dhënë më shumë kohë arbitrave të sistemit VAR për të rishikuar aksionin nga të gjitha këndet e mundshme. Analiza e detajuar nuk tregoi prova evidente”, thuhet në komunikatën e UEFA-s për episodin që skuadra e Romës pretendon se mund t’i jepte kualifikimin në transfertën portugeze.

Në sajtin zyrtar të UEFA-s u publikua edhe një përmbledhje e imazheve të konsideruara nga sistemi i videoarbitrimit, për sfidat e luajtura këtë mesjavë në Ligën e kampioneve.

Roma u ankua edhe zyrtarisht për një penallti të mohuar në një ndërhyrje ndaj Schick, ndërsa Porto kaloi turin pas një penalltie të Telles, të vendosur me ndihmën e kamerave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat