Bëjnë për vdekje tifozin

Futboll

Bëjnë për vdekje tifozin

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:29
Bëjnë për vdekje tifozin

Ky dhunim brutal ndodhi muajin e kaluar në një park, në pjesën perëndimore të Athinës. Videoja është publikuar nga media helene “Newsbomb” dhe është regjistruar nga vetë agresorët. Tre prej dhunuesve e mbajnë me duar “gjahun” e tyre, ndërsa dy të tjerë e rrahin fort. Agresorët, që mendohet se janë pesë ultras të Olympiacos, i marrin edhe çantën me një sasi të vogël parash dhe ikin.

I plagosuri denoncon në polici, e cila e trajton incidentin si një grabitje. Sulmi ndodhi kur tifozi i Panathinaikos, që punonte si shpërndarësh picash, po dërgonte një porosi në një adresë të caktuar, në Ilion, Athinën Perëndimore, më 18 shkurt 2019.

Sipas mediave, sulmuesit ia kishin ngritur kurthin, duke pretenduar se ishin klientë dhe kishin bërë porosinë. Pas hetimeve, në fillim të marsit u zbulua se sulmi nuk ishte bërë për grabitje. Huliganët e Olympiacos e sulmuan atë për rivalitet, sepse ishte tifoz i zjarrtë i Panathinaikos.

Një nga autorët e krimit e kishte filmuar sulmim dhe e kishte postuar në internet. Videoja synonte të bëhej “virale” dhe të dëshmonte "suksesin" karshi rivalëve të tyre. Një luftë në internet shpërtheu midis grupeve të tifozërive rivale, prandaj agresorët e fshinë videon, por ishte tepër vonë. 

Filmimi ishte ruajtur, ai u ngarkua përsëri dhe u përhap nëpërmjet internetit e medias greke. Falë qëmtimit të saj, u vërtetua se viktima ishte një tifoz ultras i Panathinaikos. Policia e Athinës po mundohet të identifikojë dhunuesit. Përleshjet mes huliganëve të Olympiacos dhe Panathinaikos janë shtuar në javët e fundit.

Sipas njoftimeve të medias, policia ka bastisur klubet (rezidencat) e tifozëve të të dyja ekipeve rivale të futbollit grek në disa zona të Athinës, të enjten në mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat