Ky njeri ditën kur vdiq Fadil Vokrri, mori vendim të çuditshëm, që edhe sot e arsyeton! 

Futboll

Ky njeri ditën kur vdiq Fadil Vokrri, mori vendim të çuditshëm, që edhe sot e arsyeton! 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:51
Fadil Vokrri, Zoran Batroviqi e Sahit Kelmendi, në prapavijë Kujtim Shala e Skënder Shengyli

Për herë të parë e ka bërë publike dorëheqjen nga të gjitha funksionet e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe për një arsye kishte marr vendimin. Sahit Kelmendi, ish futbollist i mirënjohur apo i takon gjeneratës së artë të Prishtinës, ku e ka pasur kapiten Fadil Vokrrin, ky i fundit ndërroi jetë me 9 qershor të vitit të kaluar.

Kelmendi e ka sqaruar vendimin. “Kur vdiq Fadil Vokrri, menjëherë mora vendim që të tërhiqem nga të gjitha organet e FFK-së, sepse me vdekjen e tij ka humbur shumë futbolli i Kosovës. Ky është mendimi im. Nuk e kam pa të arsyeshme të vazhdoj punën dhe nuk ka pasur kuptim për mu, sepse humbëm një njeri të madh, një emër të madh të futbollit e të sportit.

U tërhoqa nga Komisioni i garave dhe nga të gjitha funksionet, ku për mu nuk kishte më kuptim më vazhduar pa Fadil Vokrrin”, tha Kelmendi për gazetën kombëtare “Bota sot”. “U largova në heshtje, por kjo është e vërteta, pa Vokrrin nuk ka kuptim më”, theksoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat