Llapi fiton sfidën ndaj Trepçës ‘89

Futboll

Llapi fiton sfidën ndaj Trepçës ‘89

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 15:23
Pamje nga ndeshja

Llapi nga Podujeva arkëton tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Trepçës ’89 nga Mitrovica, në ndeshjen derbi të javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës. Një ndeshje interesante, me raste e me katër gola të shënuar dhe një penallti të humbur.

Në minutën e 5-të, mesfushori Valmir Veliu për bukuri ka shfrytëzuar gabimin e mbrojtësit Asare dhe shënon për epërsinë (1:0) në favor të Llapit. Pas 14 minutave (19’) Gëzim Rusi me dinakërinë e tij barazoi 1:1 fal asistimit të Renato Hyshmeri. Në minutën e 32-të, Ahmed Januzi ashtu si di dhe me lehtësi shënoi për 2:1.

Në minutën e fundit Festim Alidema vulosi fatin e kësaj sfide, 3:1. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 53-të, Djibril Diawara i Trepçës ’89 shpërdoroi penalltinë, ku topi godet tërthorësen e Llapit. Llapjanët triumfojnë dhe kalojnë në vend të dytë me 47 pikë, kanë një ndeshje me shumë dhe dy pikë me pak se lideri Feronikeli dhe Trepça ’89 është në pozitën e shtatë me 28 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat