Ekskluzive/ Zbardhen prapaskenat, ja pse Skënderbeu ia del në KAS

Futboll

Ekskluzive/ Zbardhen prapaskenat, ja pse Skënderbeu ia del në KAS

Më: 9 mars 2019 Në ora: 15:46
Cas & Skenderbeu

Në klubin e Skënderbeut nuk duan të flasin para kohe, por në kohën e duhur. Mirëpo, “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë klubit se beteja e madhe me UEFA-n pritet të ketë një fund të lumtur për Skënderbeun.

Bardhekuqve mund t’u lindë e drejta të marrin pjesë normalisht në sezonin e ardhshëm në Europë dhe mbi të gjitha të fitojnë edhe një dëmshpërblim të majmë për dëmin e shkaktuar nga pezullimi i përkohshëm.

Edhe pse klubi jep një datë për seancën dëgjimore, gjasat janë që çështja në KAS të pezullohet dhe shumë shpejt do të bëhet edhe njoftimi zyrtar për të gjitha palët e interesuara që Skënderbeu fiton pafajësinë për mungesë provash.

Në këtë periudhë prej afro 6 muajsh, KAS konform të gjitha rregullave, ka mbajtur korrespondenca me palët. Mësohet se në korrespondencën e fundit ka njoftuar si paditësin, ashtu edhe të paditurin, se dosja “Skënderbeu” nuk përmbante provat minimale ligjore për një vendim të tillë dhe për pasojë korçarët shpalleshin të pafajshëm.

Në një situatë të tillë duket se për të mbrojtur imazhin e vet, UEFA kërkon të gjejë një gjuhë të përbashkët me KAS-in dhe Skënderbeun. Ky vendim kishte të bënte me tërheqjen nga çështja të akuzës së bërë nga UEFA dhe legjitimin e Skënderbeut si të papërfshirë në çështje trukimesh.

Në anën tjetër për dëmtimin e imazhit të bërë nga një histori që zgjati më shumë se dy vjet, korçarët marrin dëmshpërblim nga pala tjetër. Kjo është arsyeja pse edhe në kalendarin e publikuar nga KAS me të gjitha datat e gjyqeve deri në fund të muajit maj nuk figuron në listë emri i Skënderbeut. Avokatët e studios “De Pfyfer” kanë dhënë garanci për klubin, por për të konfirmuar të gjitha këto, pritet zyrtarizimi nga KAS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat