Barcelona e blindon Messin, do të rinovojë sërish kontratën

Futboll

Barcelona e blindon Messin, do të rinovojë sërish kontratën

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:15
Leo Messi

Barcelona po planifikon t’ia vazhdojë kontratën Lionel Messit deri në vitin 2023.

Numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka njoftuar se synimin e tij është për të rinovuar edhe një herë kontratën me yllin argjentinas, Lionel Messi, para përfundimit të mandatit të tij si president i klubit katalunas.

 Sipas “Mundo Deportivo”, negociatat për rinovimin e kontratës do të nisin vitin e ardhshëm.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kontratë deri më 2021, por Barça dëshiron që 31-vjeçari të jetë pjesë e klubit deri në fund të sezonit 2022/2023 – atëherë do të jetë 36-vjeçar.

Me Barcelonë, Messi është paraqitur në 671 ndeshje dhe ka shënuar 585 gola, teksa ka kontribuar edhe me 227 asiste.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat