Bayerni deklason Wolfsburgun e shqiptarëve

Futboll

Bayerni deklason Wolfsburgun e shqiptarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:23
Bayerni deklason Wolfsburgun e shqiptarëve

Bayerni nga Munihu është në formë të mirë dhe si rezultat i kësaj i demoloi me 6:0 Wolfsburgun, në ndeshjen e javës së 25-të të Bundesliga I. Wolfsburgu nuk kishte as forcë t’i rezistoi “makinerisë” së bavarezëve.
Serinë e golave e hapi Serge Gnabry i cili shënoi nga afërsia në minutën e 34-të. Tre minuta më vonë polaku Robert Lewandowski s’e pati vështirë të shënon për 2:0. 
Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, James Rodriguez nga 17 metra shënoi gol të bukur në këndin e poshtëm të djathtë dhe 3:0.
Thomas Muller është mjeshtër i golave i cili nga rreth 13 metra  me një prekje të lehtë të topit e përtokë e plasoi në këndin e poshtëm të majtë, duke e lënë të shtangur portierin Casteels, 4:0. Në minutën e 82-të, Joshua Kimmich thellon epërsinë në 5:0. Lewandowski realizon golin e dytë të tij dhe për 6:0 në minutën e 85-të.  
Shqiptarët Admir Mehmedi dhe Elvis Rexhbeçaj luajtën për Wolfsburgun. Mehmedi standard deri në minutën e 58-të, kurse Rexhbeçaj futet në lojë në minutën e 68-të. Ndeshje që u shikua nga 75 mijë shikues. Tre minuta pa përfunduar takimi Rexhbeçaj u ndëshkua me karton të verdhë.
Bayerni renditet në vend të dytë me 57 pikë sa ka edhe i pari Dortmundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat