Abrashi me Freiburgun mposhtën Hertha Berlinin 

Futboll

Abrashi me Freiburgun mposhtën Hertha Berlinin 

Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:33
Pamje nga ndeshja

Shqiptari nga Kosova, Amir Abrashi, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, me ekipin e Freiburgut e mposhtën me rezultat 2:1 Hertha Berlinin, në ndeshjen e javës së 25-të të Bundesliga I. Abrashi luajti standard, duke dhënë maksimumin për fitoren e madhe.  
Futbollistët Petersen (27') e Ibisheviq (80'-autogol) shënuan për Freiburgun dhe Ibisheviq (77') për Hertha-n. Hertha renditet në vend të 9-të me 35 pikë e Freiburg i 12-ti me 30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat