Guardiola, trajner i Juventusit sezonin tjetër?

Futboll

Guardiola, trajner i Juventusit sezonin tjetër?

Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:53
Pep Guardiola

Pep Guardiola raportohet se ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajner i Juventusit, në fund të këtij sezoni. Gazetari, i cili e kishte zbuluar transferimin e Cristiano Ronaldos verën e kaluar, thotë se spanjolli tashme ka marrëveshje me klubin italian.

E ardhmja e Allegrit është në dyshim pas humbjes befasuese 2:0 nga Atletico Madridi, në ndeshjen e parë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Këshilltari i trajnerit italian, Giovanni Galeone, ka thënë se Allegri do të largohet nga “Zonja e Vjetër” në një të ardhme të afërt.

Drejtuesit e Juventusit e kanë bërë të qartë se ata synojnë ta fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve dhe për ta arritur këtë gjë, gjatë sezoneve të fundit kanë bërë shumë investime, si blerjen e Cristiano Ronaldos për 117 milionë euro.

Edhe pse Guardiola nuk ka arritur ta fitojë titullin e kësaj gare prestigjioze evropiane që kur u largua nga Barcelona, me Bayern Munichun dhe Manchester Cityn, “Zonja e Vjetër” beson se trajneri spanjoll mund ta përsërisë këtë sukses me klubin italian.

Sipas gazetarit italian, Luigi Gelpa, i cili e raportoi i pari transferimin e Ronaldos në Juventus, pretendon se marrëveshja mes Juventusit dhe Guardiolas tashmë është arritur.

“Kam mësuar se Pep Guardiola e ka arritur një marrëveshje verbale me Juventusin për katër vjetët e ardhshme. E kam mësuar nga i njëjti njeri që më tregoi edhe për transferimin e Ronaldos në Juventus”, ka thënë Gelpa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat