Pikë e madhe për Sheffield Wed-in e Nuhiut

Futboll

Pikë e madhe për Sheffield Wed-in e Nuhiut

Nga: K. Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:03
Pikë e madhe për Sheffield Wed-in e Nuhiut

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, u paraqit nga minuta e 52-të në fanellën e Sheffield Wed dhe nxorën një pikë të madhe në udhëtim, duke luajtur 1:1 me Derby-n.

Nuhiu bëri lojë të mirë dhe duket se është i gatshëm për Kosovën, për ndeshjen miqësore me 21 mars kundër Danimarkës dhe me 25 mars me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.  
Johnson shënoi për vendasit në minutën e 10-të dhe Iorfa në atë të 57-tën për Sheffield Wed. Pas 36 jave në Championship (liga e dytë angleze) Derby renditet në vend të gjashtë me 55 pikë, kurse Sheffield Wed i 13-ti me 49.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat